Vettingu i politikës/ PS shtyn shqyrtimin e nismës së opozitës. PD kundër

26/09/2018 15:06

Socialistet e refuzuan sot kërkesën e opozitës që ndryshimi i Kushtetutës për vettingun e politikës të bëhej brenda javës tjetër. Për më tepër mazhoranca vendosi që nismën e Partisë Demokratike ta dërgojë më parë për mendim në Komisionin e Venecias.

Nisma Kushtetuese për vettingun e politikanëve duhet të presë dhjetorin për të kaluar në seancë plenare, pasi mazhoranca e rrëzoi propozimin e opozitës për të shqyrtuar amendamentin për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit me procedurë të përshpejtuar.

Shumica parlamentare vendosi gjithashtu ta dërgonte për mendim nismën e pakicës parlamentare në Komisionin e Venecias. Demokratët refuzuan dhe e cilësuan si tentativë për ta futur në “kalenda greke” propozimin e tyre.

“Nuk e kuptoj këtë merakun e madh të opozitës për të mos e çuar për një opinion më të kualifikuar. E konsideroj me dy standarde qëndrimin e opozitës. Kam dy procesverbale, të Komisionit për Dekriminalizimin, të cilin e kryesuar Oert Bylkbashki, ku thoshte se nuk ka sens që një ndryshim Kushtetues të mos shkojë në Venecia”, u shpreh Ulsi Manja.

“Tre herë Vettingu ka bërë vajtje-ardhje Tiranë-Venecia dhe e kemi miratuar. Pse ka nevojë për një herë të katërt?!” u shpreh Enkelejd Alibeaj.
Gamoz Ruci

Ne mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u caktuan si relator socialisti Ulsi Manja dhe demokrati Oerd Bylykbashi si dhe tre ekspertë vendas, një për PD dhe dy për PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA