Trump: Kina po përpiqet që të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme

26/09/2018 16:59

Kina, sipas Donald Trump, po punon për të ndërhyrë në zgjedhjet e mesit të mandatit, me qëllimin që ta dëmtojnë atë vetë politikisht.

“Fatkeqësisht, kemi zbuluar se Kina ka tentuar që të ndërhyjë kundër administratës sime në zgjedhjet tona të ardhshme, ato të muajit nëntor. Ata nuk duan që unë ose ne të fitojmë sepse unë jam Presidenti i parë që e kam sfiduar ndonjëherë Kinën tek tregtia”, deklaroi Donald Trump në një mbledhje të OKB-së.

Presidenti nuk e përmendi ndërkohë për asnjë moment ndërhyrjen ruse. Përgjatë gjithë kohës së kaluar në këtë post, ai vazhdimisht është përpjekur të minimizojë pretendimet e agjencive amerikane të inteligjencës mbi përpjekjet e Moskës për t’u përzierë në presidencialet e vitit 2016 në favorin e tij.

Muajin e kaluar, Këshilltari Kombëtar i Sigurisë, John Bolton tha se Rusia, Koreja e Veriut, Kina dhe Irani mund të përpiqen që të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA