Sulmohet anija iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, Izraeli merr përgjegjësinë
Afro 30 vite pas rënies së murit të Berlinit, Gjermania lindore vazhdon të qëndrojë pas asaj perëndimore, sipas një raporti të fundit. Si pasojë po rritet frika se lindja e vendit po e humbet sfidën e sheshimit të ndasive.
Një studim i qeverisë gjermane ka treguar se, pagat janë ende më të ulëta në lindje krahasuar me perëndimin; afërsisht rreth 15 për qind më të ulëta, gjë që tregon se flluska e rritjes mund të ketë shpërthyer.
Raporti vjen pas rreth 3 dekadash dhe triliona eurosh të shpenzuara në përpjekjet për të vendosur të dyja anët e Gjermanisë në një drejtim.
Shtetet perëndimore kanë paguar detyrimet e tyre për ta sjellë lindjen në nivelin e tyre ekonomikisht. Taksat janë më të larta në perëndim, gjë që shumë figura politike e kanë kritikuar.
Taxpayers demonstrating on anniversary of fall of Berlin wall/#Mauerfall against economic subsidy tax for formerly communist east. They want the new government to kill the so-called #Soli. pic.twitter.com/2dE4lWmCTw
— Jefferson Chase (@chaseongermany) November 9, 2017
Sidoqoftë, situata nuk është kaq e zymtë për ekonominë më të madhe të Europës në tërësi, ku është shënuar sukses.
Produkti i Brendshëm Bruto në lindje, që tregon sesa është rritur ekonomia, ka shënuar 41 për qind rritje që nga ribashkimi në vitin 1991.
Qeveria gjermane nënvizon në vijimësi angazhimin e saj për të rritur kapacitetin ekonomik të lindjes së vendit, me një seri investimesh që variojnë nga infrastruktura e deri tek industria.
E pavarësisht se bëhet fjalë për një vend, mes lindjes dhe perëndimit ekziston edhe fenomeni i ikjes së trurit. Në vitin 2016, mbi 400 mijë gjermano-lindorë u zhvendosën në perëndim të Gjermanisë për të punuar atje, ndërsa në drejtim të kundërt u zhvendosën 150 mijë gjermano-perëndimorë.
Top Channel