Një 35-vjeçar greko-qipriot është autori i rrëmbimit të dy fëmijëve 11-vjeçarë nga një shkollë 8-vjeçare në qytetin Larnaka të Qipros. Ata janë gjetur pas disa orësh, në një pallat pranë shkollës, pasi janë parë nga dëshmitarë okularë të hyjnë bashkë me autorin e rrëmbimit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Sipas medieve qipriote, fëmijët dukej se ishin nën ndikimin e qetësuesve, pasi gjatë pyetjeve të para të bëra nga hetuesit u duk se nuk mbanin mend asgjë. Ata janë çuar në spital, ku u janë nënshtruar një sërë analizave mjekësore, ndërsa pranë tyre ndodhen edhe psikologë.

Lexo edhe:
Qipro, rrëmbehen dy fëmijë nga shkolla. Policia, në alarm

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, kur rrëmbyesi u prezantua te një grup fëmijësh në oborrin e shkollës si mësuesi i tyre i ri dhe iu kërkoi të sillnin disa libra nga makina e tij. Prej tyre e ndoqën vetëm dy, e prej atij çasti ata u zhdukën.

Policia, që është lajmëruar pak më vonë, mbërriti në vendngjarje dhe filloi menjëherë hetimet e një operacion kërkimi. Filimisht u publikuan fotografitë e dy fëmijëve. Më pas, dëshmitarët okularë dhanë edhe përshkrimin e personit që ishte prezantuar si mësues, si dhe u bënë të njohura karakteristikat e tij, veshja dhe tipi i automjetit që dispononte.

Sipas informacioneve paraprake duket se motivi i rrëmbimit mund të jetë ai i hakmarrjes, teksa mësohet se prindërit e fëmijëve ishin mjekë. Ndërkohë, xhiron e medieve po bën një video nga televizioni shtetëror i Qipros, kur gazetari që po raportonte gjatë edicionit dhe folësja e lajmeve mësuan lajmin e gëzuar dhe e transmetuan atë duke qarë nga gëzimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA