Trump, i vetëm kundër të gjithëve në Asamblenë e OKB-së

25/09/2018 10:37

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton tha qartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se, Shtetet e Bashkuara janë të vetme përballë të gjithëve.

Bolton shpalosi një kopje të Kushtetutës, që kishte si qëllim të simbolizonte mesazhin e sovranitetit gjatë takimit më të madh të përvitshëm të udhëheqësve botërorë.

Bolton dhe zyrtarë të tjerë amerikanë i paraprinë një teme që vet Trump do ta parashtrojë më vonë gjatë ditës, kur ai pritet të shfrytëzojë fjalimin e dytë të tij në OKB për të qartësuar se administrata e tij do të distancohet nga grupet ndërkombëtare dhe paktet që Amerika kishte përqafuar më herët.

Edhe nëse Trump dhe ekipi i tij i zyrtarëve të lartë nuk do të jepnin këtë mesazh, hendeku në rritje mes SHBA-ve dhe aleatëve tradicionalë, veçanërisht në Europë, do të jetë i dukshëm në ngjarjen njëjavore që njihet edhe si “super bowl”-i i diplomacisë.

Ai do të reflektohet në prioritetet e ndryshme që krerët botërorë do të parashtrojnë, në kritikat e Shteteve të Bashkuara për OKB-në dhe tërheqjen e saj nga marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe në mesazhet që disa udhëheqës do të japin për besimin e tyre të vazhdueshëm në çdo koncept që zyrtarët amerikanë do ta kundërshtojnë; rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe institucioneve.

“Në një kohë kur multilateralizmi është më i nevojshëm se kurrë, OKB-ja dhe sistemi i saj janë vënë nën presion. BE-ja do të këmbëngulë për të forcuar dhe reformuar OKB-në si dhe rendin global që bazohet te rregullat, e ne jemi po ashtu të angazhuar ndaj multilateralizmit”, tha një zyrtar europian për CNN.

Por, e gjithë kjo është në kontrast me qëndrimin amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA