Instilacioni i Murit të Berlinit, bllokohet projekti, debate të shumta

25/09/2018 08:19

Ideja mund te duket interesante, por ka shkaktuar debate aq të mëdha aq sa autoritetet e Berlinit u detyruan ta bllokojnë për momentin instalacionin e shumëdiskutuar artistik, i cili supozohej të rindërtonte një pjesë të murit historik që ndante dikur kryeqytetin gjerman.

Projekti i regjisorit rus Ilya Khrzhanovsky pat paguar dikur 400 vetë për të jetuar tre vjet në një rikrijim te bashkimit Sovjetik të epokës së Stalinit.

Tani, kërkonte t’i zhyste vizitorët në një regjim totalitar në zemrën e qytetit që dikur ka qenë shtëpi e shteteve naziste dhe komuniste.

Eksperienca e premtuar duhet t’i ngjasonte një loje; vizitorët do të aplikonin për vizë që të hynin në një vend tjetër e do të mbërtheheshin pas replikës së murit që e ndau Berlinin për gati tre dekada, duke përjetuar për pak kohë atë që njerëzit atëherë kanë vuajtur vërtet.

Instalacioni llogaritej të çelej për 4 javë nga mesi i tetorit, e të konçidonte kështu me premierën botërore të filmit të shumëpritur të Khrzhanovskit, i cili vendoset në një institut kërkimor imagjinar, por funksional, në Ukrainën veri-lindore. Por tani nuk dihet se çdo të ndodhë me të, sepse autoritetet vendore po citojnë arsyet e forta të sigurisë për ta lënë këtë plan në sirtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA