“FIFA The Best”, zbulohen votat e Panuccit e Berishës, por edhe Messit e CR7

25/09/2018 13:29

Luka Modriç është fituesi i çmimit “FIFA The Best”, apo trofeut që vlerëson “Lojtarin më të mirë të vitit”. Me mbylljen e ceremonisë janë zbuluar edhe votat e medieve, trajnerëve të ekipeve kombëtare dhe kapitenëve të tyre.

Mes të tjerëve kanë dhënë votën edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, apo Etrit Berisha, në rolin e kapitenit të kuqezinjve. Trajneri italian preferoi t’ia jepte pikët e tij Cristiano Ronaldos, Luka Modriçit dhe Eden Hazardit, ndërsa Berisha kishte si të preferuarit e tij Lionel Messin, Mohamed Salah dhe Luka Modriç.

Po kështu kanë dhënë votën e tyre edhe kapiteni e trajneri i përfaqësueses së Kosovës. Kështu, Samir Ujkani votoi për Luka Modriç, Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappe, ndërsa Bernard Challandes preferoi të zgjedhë Cristiano Ronaldon, Mohamed Salah e Luka Modriç.

Kurioziteti më i madh në këtë aspekt ishte te votat e Lionel Messit e Cristiano Ronaldos. Kapiteni i Argjentinës, pas Modriç e Mbappe vendosi t’i japë pikë edhe rivalit të tij portugez; ndërsa Ronaldo bëri krejtësisht të kundërtën, duke e injoruar Lionel Messin.

Sulmuesi i Juventusit ia dha pikët e tij Varane, Modriç e Griezmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA