Tragjike në Lezhë, daja dhe nipi humbin jetën duke pastruar pusin

24/09/2018 19:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Torovicë të Lezhës pasditen e kësaj të hëne.

Daja dhe nipi, Martin Gjoni, rreth 35 vjeç dhe Marjon Ndoci, rreth 21-vjeç, kanë rënë në pus ku kanë humbur jetën. Sipas informacioneve që jep policia lokale mësohet se një 35-vjeçar së bashku me nipin e tij ishin duke pastruar pusin e shtëpisë në fshatin Torovicë dhe kanë mbetur në fund të tij.

Pas alarmit të dhënë nga familjarët në vendngjarje kanë mbërritur shërbimi dhe zjarrfikës dhe ambulanca që kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA