“Fola si idiot!”/ Mourinho “ulet në gjunjë” dhe i kërkon falje publike armikut të tij të vjetër, Manuel Pellegrini 03/09 15:30
Sulmuesi Saido Berahino, me origjinë nga Burundi dhe me shtetësi angleze, ka “pushtuar” mediat britanike me një lajm të jashtëzakonshëm.
Futbollisti i Stoke akuzohet se ka 3 fëmijë me 3 femra të ndryshme në vetëm 6 javë. Sipas “The Sun”, fëmijët kanë lindur në 30 maj, 15 korrik dhe 17 korrik dhe vogëlushët i ka me ish-partneren e tij, me një modele nga e cila i erdhi fundi lidhjes dhe me një mikeshë fëmijërie.
Dy fëmijëve të parë, Berahino u ka njohur atësinë, ndërsa për fëmijën me mikeshën e fëmijërisë është në negociata me avokatët e saj.
“The Sun” vë në dukje se sulmuesi ka bërë më shumë fëmijë sesa gola në këtë sezon. Berahino është autor i vetëm dy golave në 10 javët e fundit të Premier League.
Top Channel