Turizmi në Cappadocia, rikthehet spektakli i balonave

23/09/2018 17:51

Turistët po rikthehen në Cappadocia për të bërë një xhiro apo edhe thjeshtë për të parë spektaklin e famshëm të balonave me ajër të nxehtë që fluturojnë mbi peisazhet piktoreske të Turqisë.

Industria e turizmit në këtë qytet pësoi një goditje të rëndë në 2013 pasi tre persona humbën jetën kur dy balona u përplasën.

Disa të tjerë mbetën të lënduar dhe u trajtuan në spitale për kocka të thyera ndërsa të tjerë pësuan lëndime më të lehta. Aksidenti bëri që autoritetet të ndalonin fluturimet me balona.

Por tani, duket se gjithçka po tentohet të hidhet pas shpine.

Top Channel