Nuk ka rezultuar aspak një kundërshtar i lehtë rusi Alexander Povetkin për kampionin e botës në boks Anthony Joshua, i cili pavarësisht vështirësive në fillim arriti ta hedh nokaut.

Në 3 raundet e para ishte Alexander Povetkin, ai që dominoi madje në një moment e lëkundi seriozisht në ring britanikun, por më pas gjithçka ndryshoi dhe në raundin e tetë pati buzëqeshje të stafi i Joshua, i cili mbrojti titujt e tij në Wembley-n e tejmbushur.

Kundërshtari i radhës për Joshuan mund të jetë Deontay Wilder, i cili është kampion i WBC-së, titulli i vetëm që i mungon Joshuas. Por, amerikani aktualisht duhet të mendojë se si ta fitojë përballjen me Tyson Fury me 1 dhjetor 2018.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel