Vitet ’20, përpjekjet për konsolidimin e arsimit shqiptar

22/09/2018 20:05

Në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor, Fondi Arkivor Online i Ministrisë së Jashtme sjell në vëmendje përpjekjet që u bënë për konsolidimin e arsimit shqiptar, jo vetëm brenda kufirit që mbeti pas vitit 1921, por edhe jashtë Shqipërisë dhe në trevat shqiptare. Kjo ishte një nga detyrat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Në një qarkore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vitit 1928 për legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë vendit theksohej fakti që “.. Arsimi kombëtar është një çështje themelore e kryesore për shtetin tonë e prandaj duhet të përparojë sa më shumë për naltësimin e qytetërimin e Kombit tonë, kështu që ndihma që ka për të dhanë secili duhet të sjellë një gëzim të veçantë në shpirtin e në zemrën e tij.

Krahas arsimit në vend, përpjekje të përbashkëta u bënë dhe për mësimin e gjuhës shqipe jashtë vendit. Ambasadat luajtën rolin e kujdestarisë ndaj studentëve shqiptarë që studionin jashtë vendit me bursë të shtetit shqiptar. Legatat shqiptare kontribuan jashtëzakonisht në ngritjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në trevat shqiptare që mbetën jashtë kufijve tanë politikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA