Mezani e nis me këmbë të mbarë në Gjirokastër. Luftëtari mposht 3-1 Teutën

22/09/2018 18:10

Luftëtari ka fituar 3-1 ndaj Teutës në ndeshjen e parë të tij me në krye trajner Gentian Mezanin.

Vendasit dominuan ndeshjen ndaj durrsakëve dhe në minutën e 37, Vasil Shkurtaj mposhti portierin Hidi. Në minutën e 59 Luftëtari shënoi golin e dytë, me anë të Rapos, i cili mund të jetë kandidat për golin e vitit.

4 minuta më vonë, Milosavljev shënon edhe golin e tretë.

Teuta, e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, arriti të shënonte golin e vetëm me anë të një 11-metërshi nga Latifi.

Top Channel