24/05 15:52
Luftëtari ka fituar 3-1 ndaj Teutës në ndeshjen e parë të tij me në krye trajner Gentian Mezanin.
Vendasit dominuan ndeshjen ndaj durrsakëve dhe në minutën e 37, Vasil Shkurtaj mposhti portierin Hidi. Në minutën e 59 Luftëtari shënoi golin e dytë, me anë të Rapos, i cili mund të jetë kandidat për golin e vitit.
4 minuta më vonë, Milosavljev shënon edhe golin e tretë.
Teuta, e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, arriti të shënonte golin e vetëm me anë të një 11-metërshi nga Latifi.
Top Channel