Paloka në “Top Talk”: Hapi ynë i parë për largimin e Ramës, krijimi i një fronti të fortë opozitar

21/09/2018 15:47

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë i ftuari ditën e sotme në “Top Talk, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ku ka folur mbi aksionin e opozitës për rrëzimin e Edi Ramës.

Paloka ka theksuar se PD ka nisur “udhën” drejt largimit nga kreu i qeverisë, Edi Rama, e hapi i parë për ta bërë këtë është formimi i një frontit opozitar.

“Sigurisht që Rama nuk do të largohet nga pushteti, pasi ka bërë gjithçka që të jetë në pushtet. Nuk do e detyrojmë Ramën të largohet vetëm me deklarata. Hapi ynë i parë është që frontit opozitar t’i bashkohen sa më shumë forca politike”, u shpreh Paloka, duke theksuar se nuk do e arrijnë qëllimin e tyre vetëm me deklarata “Ne s’pretendojmë dhe nuk e kemi thënë që do të vijmë në pushtet pa votë. Ajo çfarë ne e kemi s’tërthënë është t’i hapim rrugën zgjedhjeve të lira. Rama ndjehet i fortë, sepse mendon se është i fortë me drogën, krimin, oligarkët përreth tij”.

Ligji për vetting politik dhe hetimi i kontratave koncensionare dhe sekuestrimi i pasurisë të vënë përmes atyre kontratave që janë me shkelje, nisma të bëra publike edhe nga kreu i PD Basha, janë pjesë e strategjisë së PD për largimin e Ramës, tregon Paloka

“Pjesë e strategjisë së opozitës, është edhe ligji për vetting politik. Edhe propozimi ynë i ardhshëm, që do të kontrollojë dhe veprojë mbi pasuritë e të gjithë atyre oligarkëve që sot në mënyrë abuzive bashkëpunojnë me këtë qeveri kriminale. Në takimet në qytetet e ndryshme të vendit, përveçse simbolikës kundër krimit, ne kemi punuar. Ka disa grupe të përbashkëta të opozitës që po përgatisin disa platforma. Dje u tha edhe nga Basha që do të kemi një platformë anti-mafia, e cila mund të jetë një shtesë e ligjit anti-mafia. Kjo do të synojë që atyre oligarkëve që ne do të bashkëpunojmë me këtë qeveri në mënyrë abuzive, nesër jo vetëm do të japin llogari, por pasuritë e tyre do të konfiskohen”, u shprehën ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA