Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHBÇA, ka arrestuar paraditen e së premtes një efektive të policisë kufitare në aeroportin e Rinasit, me detyrë kontrollore.

Brunilda Duda, mësohet se është arrestuar në kushtet e flagrancës për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Dyshimet për implikimin e punonjëses së policisë Brunilda Duda, lindën pas kapjes së 7 shtetasve turq nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, teksa tentuan të kalojnë kufirin shqiptar drejt Malit të Zi, ku deklaruan se kishin hyrë nëpërmjet Rinasit në Shqipëri.

Drejtoria e Kufirit njoftoi për veprime të mëtejshme SHÇBA.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas janë lejuar të hyjnë në territor në mënyrë anti ligjore, nga punonjësja e policisë Duda, duke mos kryer regjistrimin në sistem.

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

SHÇBA garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media dhe nga qytetarët dhe i nxit ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA