Gentian Mezani ka bërë prezantimin si trajneri i ri i Luftëtarit. 38-vjeçari zëvendësoi në stolin e skuadrës gjirokastrite Milos Kostiç, i cili u largua nga drejtimi i Luftëtarit për shkak të rezultateve negative.
Në konferencë për shtyp të mbajtur me rastin e prezantimit të tij, Mezani tha se do të përpiqet t’ia shpërblejë besimin e presidentit të klubit në drejtim të tij.
Do mundohemi të bëjmë më të mirën për të zgjidhur këtë situatë dhe për të arritur tek ajo që është më e rëndësishmja, pikë. Kam pasur edhe oferta të tjera, por ka qenë një dëshirë e imja prej vitit të kaluar”, u shpreh Gentian Mezani, trajner i Luftëtarit.
Gentian Mezani që më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin e Laçin në Kategorinë superiore do të nisë aventurën e tij në pankinën e gjirokastritëve me ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës ku do të kërkojë të marrë pikët e para në këtë sezon.
Më pas Mezani zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re në pritje të ardhjes së asistentit të tij Franco Pasqualetti.
Top Channel