Një 38-vjeçar ka plagosur me thikë babë e bir por falë ndërhyrjes së policisë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit, duke vënë në pranga autorin.
Policia e Bulqizës ka bërë arrestimin në flagrancë të Vullnet Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, për “Plagosje e rëndë me dashje” , “Mbajtje e armëve të ftohta”.
Rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie ka plagosur me armë të ftohtë thikë Sh. M., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup, i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë, si dhe ka plagosur lehtë shtetasin A. M., 16 vjeç, djalin e shtetasit SH.M., i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali.
Gjithashtu po gjatë konfliktit A.M., ka plagosur lehtë shtetasin e arrestuar Vullnet Muça, ku ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale është marrë dhe sekuestruar arma e krimit (thika me të cilën autori ka kryer plagosjen e Sh.M).
Sa më sipër materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel