Refuzimi i prokurorëve për hedhjen e shortit mbi procedimin penal në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe të tjerëve që ndodhen të arrestuar është bërë shkak për marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.

Pasditen e së enjtes, përmes një njoftimi zyrtar, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku vendosi marrjen e masave administrative ndaj prokurorëve Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.

Në fakt, fillimisht u tha për një hetim disiplinor për prokurorët e lartpërmendur, por në pak minuta, një tjetër deklaratë e zyrës së shtypit të kryeprokurores Marku njoftonte për caktimin e përkohshëm të tre prej tyre nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në disa prokurori të tjera.

Konkretisht, Olsian Çela në Berat, Sonila Muhametaj në Pukë dhe Besim Hajdarmataj në Pogradec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA