Gjatë një takimi mbajtur sot në Tiranë në kuadër të iniciativës kundër trafikimit të armëve, e lançuar nga Gjermania dhe Franca, e cila funksionon nën kornizën e BE-së, Fatmir Xhafaj paralajmëroi ngritjen e një strukturë e posaçme për pikëgrumbullimi e armëve pa leje pritet të ngrihet pranë Ministrisë së Brendshme.

Qëllimi do të jetë koordinimi me donatorët për financimin e masave të Shqipërisë për luftën kundër trafikimit dhe mbajtjes së armëve.

“ Vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve. Gjithashtu Shqipëria ka kërkuar një zgjidhje për mbajtjen pa leje apo trafikimin e armëve. Ministria e Brendshme mbetet tërësisht e angazhuar për ngritjen e Njësisë Qendrore te Armëve të Zjarrit, si strukturë organike, brenda tremujorit të parë të vitit 2019. Bashkëpunimi shumë i mirë me Ministrinë e Mbrojtjes do të vazhdojë dhe do të forcohet, sidomos në aspektin e shkatërrimit të armëve dhe municioneve të tepërta. Ne synojmë gjithashtu që të rritet më tej përdorimi i analizës së riskut nga ana e institucioneve tona ligj-zbatuese. Investimet që jemi duke bërë për pajisjet e teknologjisë së lartë si për regjistrimin dhe shënjimin e armëve të zjarrit, por dhe për Institutin e Policisë Shkencore, megjithëse janë ende modeste, në raport me nevojat që kemi, do të rrisin shumë shanset për identifikimin e keqbërësve dhe kontrollin sistematik të armëve të zjarrit”, u shpreh Xhafaj.

Në takimin e organizuar ambasada gjermane dhe ajo franceze në Tiranë për luftën kundër trafikimit të armëve ishte i pranishëm dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Xhafaj tha gjithashtu se policia e shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend janë përfshirë në një operacion të gjerë në kontrollin e territorit për identifikimin, goditjen dhe ndëshkimin e grupeve kriminale që janë përfshirë në përdorimin dhe trafikimin e armëve të zjarrit të të gjitha llojeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA