Vrasja e Valbonës; Sot dokumentari i parë në ciklin e investigimeve të “Top Story”

19/09/2018 19:53

Sot në orën 21:00, në Top Channel nis transmetimin, formati më i ri politiko-investigativ i titulluar Top Story.

Top Story, është një cikël dokumentarësh politiko – investigativ, që nis sot transmetimin në Top Channel, një produkt televiziv që e tejkalon informacionin bazë të raportimit.

Prej muajsh, gazetarët e “Top Story” kanë punuar intensivisht në terren, për të sjellë tek ju fenomene që prekin shoqërinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna gjer më sot.

“Top Story” synon transparencën, shkeljet e pushtetit, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe çështje të tjera. Ky emision përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materialeve arkivore dhe dokumente zyrtare.

“Vrasja e Valbonës”, është dokumentari i pare që do të shfaqet sot në Top Story. Një histori për shkatërrimin e zemrës blu të Alpeve Shqiptare, ku kompanitë private që po ndërtojnë HEC-et punojnë pa leje ndërtimi, nuk zbatojnë vendimet e gjykatave, dëmtojnë turizmin, falsifikojnë firmat e banorëve, shkatërrojnë natyrën si dhe e kthejnë Parkun e Valbonës në zonë industrial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA