Në Lumin Valbonë, një tjetër HEC po ndërtohet nga kompania T-Plani, me fuqi prodhuese 2.3 mega, e cila pretendon se po punon në gjurmët e një hidrocentrali ekzistues.
Kontrata është lidhur në 29 janar 2009, por sot punimet e këtij hidrocentrali ende nuk kanë përfunduar, edhe pse në nenin 10, të kësaj kontrate, thuhej se koncesionari merrte përsipër vënien në punë të hidrocentralit brenda 5 muajve nga lidhja e kontratës.
Aty është ndërtuar vetëm një kanal i gjatë prej betoni, që do të varrosë përgjithmonë shtratin e lumit.
“Më e bukura është se thonë se unë do të ndërpres lumin. Ndërpritet vetëm 40 metra, një pjesë e vogël e ujit dhe kthehet përsëri në lumë”, shprehej pak kohë më parë Flamur Buçpapaj, administratori i HEC-it T-Plan. Por pamjet e filmuara nga lart, shfaqin kanalin prej betoni, jo 40 metra, por disa qindra metra që do të përpijë ujin e lumit Valbonë.
Top Channel