Në fshatin Dragobi të Luginës së Valbonës, janë mbledhur rreth 20 banorë. Janë po ata, të njëjtët, që prej më shumë se 2 vitesh po ngrenë zërin për ndalimin e një hidrocentrali në këtë zonë.
Një nga kriteret për të ndërtuar një HEC, është diskutimi me banorët e zonës. Në datë 3 prill 2013, kompania GENER 2, nëpërmjet një dokumenti të bërë publik, pretendon se ka marrë firmat e komunitetit të Dragobisë, për ndërtimin e hidrocentraleve.
Në diskutimet me komunitetin është vendosur edhe emri i Adem Demiraj, i cili ka vdekur në vitin 2000, por GENER 2 pretendon se i ka marrë firmën në vitin 2013.
Përveç të vdekurve, kompania GENER 2 ka hedhur edhe firmat e të gjallëve në diskutimet publike, por pa aprovimin e tyre. Një prej këtyre firmave është ajo e Salih Sokolaj, i cili ka depozituar edhe një kallëzim penal kundër GENER 2 dhe kryeplakut të fshatit Dragobi, për falsifikim të firmave.
Denoncimet e banorëve të Dragobisë ndaj kompanisë koncesionare shtohen edhe më fort.
Top Channel