“Top Story” kontaktoi avokaten e kompanisë Gener 2, që ka në pronësi kompaninë e HEC-eve, “Dragobia Energy”, për ta pyetur në lidhje me zbatimin e vendimit të gjykatës.
Avokatja Mine Progonati refuzoi të jepte një intervistë, por nëpërmjet telefonit dha këtë përgjigje:
Vendimi i Gjykatës i referohet lejes së ndërtimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka skaduar më 21 maj 2018. Kompania ka aplikuar për leje të re në datën 17 maj, dhe ka një afat ligjor prej 45 ditësh. Ndërkohë aktualisht kompania DRAGOBIA ENERGY po punon në bazë të kontratës koncesionare”.
Pra, studio ligjore e GENER 2, po na tregon se në Valbonë po punohet për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë, pa një leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Madje as vendimi i gjykatës nuk është i vlefshëm për GENER 2 dhe as një rinovim leje nga KKT nuk është i nevojshëm.
Nëse ligji do të jetë i barabartë për të gjithë, njësoj si me qytetarët që futen në burg për ndërtimin e një çatie pa leje, atëherë kompania jo vetëm që do të pezullonte punimet, por ndaj saj do të niste një hetim penal.
Top Channel