25/11 20:42
Një modele ruse thotë se Presidenti i vendit të saj, Vladimir Putin ka urdhëruar që ta vrisnin në Salisbëri të Anglisë.
30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King, u sëmurën pasi darkuan në një restorant të dielën. Anna shprehet se burri i saj u rrëzua në tualet dhe ajo e gjeti duke nxjerrë shkumë nga goja.
Autoritetet mendojnë se çifti mund të ketë qenë objektiv i një sulmi me bar miu.
Incidenti në Salisbëri është i dyti i tillë brenda pak muajsh. Shapiro mendon se Putin është pas këtij sulmi, ashtu siç u akuzua edhe për sulmin ndaj Skripalëve, në muajin mars.
Top Channel