Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe bashkëthemelues i partisë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, i ftuar në “Top Talk” këtë të mërkurë, u shpreh se ishte sistemi ai që e detyroi të largohej nga politika dhe jo individët.

Oketa u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse ishte i zhgënjyer nga Berisha apo edhe nga Bamir Topi, ai u përgjigj se ka konsideratë për ish-kryeministrin, ndërsa tregon edhe arsyet se pse u prishën marrëdhëniet politike me të.

“Pikërisht se unë konstatova që kishte prirje për deformim të sistemit politik në Shqipëri, i cili filloi me ndryshimet kushtetuese dhe me ndryshimet në kodin zgjedhor. U vu re një zbehje e rolit të deputetëve. Listat ishin shqetësimi kryesor i grupit parlamentar. Te një pjesë e kolegëve, unë nuk pëlqeja faktin që në biseda në kafe më jepnin të drejtë, ndërsa kur vinte çështja për të votuar në Kuvend nuk bashkoheshin me votë për të rrëzuar ato çështje”, tha Oketa.

I pyetur nëse do të rikthehej në PD në rast të një thirrje nga zoti Basha, Oketa u shpreh se nuk mund të jepte një përgjigje të prerë, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm në PD.

“Me Bashën kam ruajtur një komunikim korrekt. Nuk jam i përgatitur për t’i dhënë një përgjigje të prerë kësaj pyetje. Gjërat të ia lëmë kohës. Në politik kurrë mos thuaj kurrë”, tha Oketa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA