Në tokat e “ujit” në Obot
19/09/2018 16:15
Në mars të këtij viti, Oboti u përfshi nga një përmbytje masive e tokave, duke shkaktuar dëme serioze në të mbjella pasojat e të cilave duken dhe sot.
Ndaj, fermerët këtu, kërkojnë dëmshpërblimet. Vërshimi i ujit i përmbyti rreth 5 dynym serë Jak Pemajt duke i shkaktuar një dëm që kap vlerën e 7.5 milionë lekë të vjetra.
Prodhimet e para të gjitha i janë kalbur, por sërish ai thotë se vijon te mbjelle pasi nuk ka mënyrë tjetër jetese.
Fermeri i bën apel drejtorisë së Bujqësisë të subvencionojë farën dhe te parandalojnë përmbytjet.
Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet këtë vit kap shifrën e 310 milionë lekë, por akoma nuk është akorduar asnjë fond për dëmshpërblimin e tyre.
Top Channel