Ish-drejtori i Përgjithshëm i burgjeve përgjatë viteve 2013-2016 u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Artur Zoto la ambientet e burgut të Vaqarrit gjatë pasdites, ndërsa iu shmang mediave duke dalë nga burgu me një automjet privat.

I arrestuar prej më shumë se një viti ndërsa ishte dënuar nga shkalla e parë me pesë vite heqje lirie, apeli i konsideroi të paprovuar dyshimet se Artur Zoto kishte kryer korrupsion.

Nuk ka ende një deklaratë nga ish zyrtari i lartë i burgjeve për procesin gjatë të cilit ai ka këmbëngulur pafajësinë.

Gjithashtu prokuroria nuk komentoi nëse do ta apeloje apo jo vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda. Në herët gjykata dënoi me tre vite burg edhe Iliaz Labin, me detyrë ish-zëvendës drejtor i përgjithshëm i burgjeve.

Ai përfitoi nga statusi i dëshmitarit të drejtësisë, pas rrëfimit te tij se i kishte dhënë shefit 20 përqind të tenderit. Dëshminë e Iliaz Labit, Artur Zoto e konsideroi të montuar.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë hetimeve tha se ish zyrtarët e burgjeve në tenderin e ushqimeve ishin implikuar duke përzgjedhur kompanitë fituese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA