Presidenti Meta është takuar me Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard, ku vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.
“Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA”, është shprehur Meta.
Meta-Millard diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku presidenti theksoi se është me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes. “Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon”, tha Meta. Ndërsa për Maqedoninë, ai tha se suksesi i referendumit është me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.
Top Channel