Juventus humbet shërbimin e Douglas Costas në 4 javët e ardhshme të kampionatit italian. Brazilianit i kushtoi shtrenjte çmenduria e minutave të fundit kundrejt sulmuesit Di Francesco në ndeshjen me Sassiuolo dhe u dënua nga Gjykata sportive me 4 ndeshje pezullim.
Në marrjen e këtij vendimi nuk u desh aspak përdorimi i imazheve televizive se goditja me bërryl e mbrojtësit të Juventusit u konsiderua si një gjest i dhunshëm.
Nga ana e tij, Juventusi jo vetëm që vendosi që të mos e apelojë dënimin ndaj Douglas Costas, por edhe do ta gjobisë atë. Ky dënim do të thotë që Douglas costa do të mungojë në ndeshjet me Frosinonen, Bolognan, Napolin dhe Udinese dhe do të kthehet në dispozicion të Allegrit në kampionat në 20 tetor për ndeshjen me Genoan.
Top Channel