Në qershor të 2016-s përpara kryeministrisë, një grup njerëzish protestuan kundër ndërtimit të disa HEC-eve në Luginën e Valbonës, me argumentin se ndërtimi i hidrocentraleve në një Park Kombëtar si ai i Valbonës, do të sjell pasoja të pariparueshme për mjedisin dhe zonën ku ata jetojnë.
Por ndërkohë në Valbonë, kompania koncesionare “Dragobia Energy” po ndërton me ritme të shpejta për ndërtimin e një dige, ndryshe nga sa premtoi kryeministri Rama gjatë vitit 2016, nga foltorja e Kuvendit.
“Mos parafytyroni diga, sepse teknologjia e përdorur është krejt tjetër dhe peizazhi është tërësish i pacënuar. Nuk do të ndërtohen diga”, shprehej Rama.
Mbi këtë digë do të mblidhet lumi Valbonë, duke formuar një liqen të vogël. Në dallim nga tubacionet që përdoren për HEC-et e tjera, diga i krijon mundësinë kompanisë private që të rezervojë energjinë elektrike.
Zotimi i kryeministrit Rama është thyer nga kompania koncesionare, ndërkohë që institucionet shtetërore nuk kanë reaguar.
Top Channel