Edhe pse ishte vetëm ndeshja e parë në grupe, takimi i mbrëmshëm në “Anfield” mes Liverpool dhe PSG ishte i denjë edhe për finale të Champions.
Vendasit triumfuan në fund me rezultatin 3-2, ndërsa ndeshja ishte me të vërtetë spektakolare.
Pas takimit, trajneri gjerman i Liverpool, Klopp është shfaqur tejet entuziast, por u përqendrua më shumë te autori i golit të parë, Sturridge, duke e vlerësua atë.
“Treshja në mesfushë bëri punë të jashtëzakonshme, por ata luajnë mirë kur formacioni është kompakt. Ishte fantastike. I kam thënë Sturridge se ai është në formën më të mirë që prej se e njoh, fizikisht dhe i është dashur ta shfrytëzojë momentin dhe e bëri këtë. Super ndeshje, super gol. Më pas, ne e kemi pasur mundësinë me Firminon. Nuk kishte gjasa që ai të luante dhe më pas erdhi ai vet dhe tha: jam mirë mund ta hap syrin”, tha Klopp.
Top Channel