Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes një statusi ironik kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për vettingun e kërkuar në politikë.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD ka ribërë thirrje për themelimin e vettingut në politikë, duke theksuar se SPAK dhe BKH vetëm mund të hetojnë e dënojnë nëse e provojnë që politikanë ka lidhje me kriminelët, ndërsa propozimi i tij synon të spastrojë të gjithë ata politikanë të korruptuar.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’i përgjigjet me ironi përmes rrjetit social twitter.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA