Të shtënat me armë në Tiranë, policia zbardh ngjarjen e një nate më parë

18/09/2018 09:33

Të shtëna me armë zjarri u raportuan një natë më parë në kryeqytet në rrugën “Shefqet Musaraj”.

Ditën e sotme, me anë të një komunikate, policia e kryeqytetit ka zbardhur ngjarjen, duke bërë të ditur se ka vënë në pranga një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas policisë, Laert Hita dhe A.P. 50 vjeç, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel