Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka nisur zyrtarisht punën në Shqipëri, pasi ka paraqitur letrat kredenciale tek presidenti Ilir Meta.
Meta shprehu kënaqësinë që BE ka përzgjedhur si përfaqësues të tij në vendin tonë një nga njohësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë dhe rajonit ndër vite, dhe me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE.
Presidenti Meta theksoi se përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik janë domosdoshmëri për vendin, dhe përshpejtojnë agjendën integruese të vendit.
Meta foli për rëndësinë e dyfishimit të përpjekjeve të brendshme dhe rritjen e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe që do të mundësojnë realizimin e objektivit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.
Top Channel