Një nga ish-pronarët që nuk është dakord me sasinë e parave që do i jepen për kompensimin e 52 mijë metrave tokë në pronësi të tij, sot zgjodhi të protestojë para zyrës së trajtimit të pronave, duke u lidhur me zinxhirë te dera e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Huanito Martino, ish-i përndjekur politik në shenjë proteste kundër vlerësimit të kompensimit të pronave është lidhur me zinxhirë në kangjellat e zyrave të agjencisë së trajtimit të pronave.
52 dylym tokë, Agjencia e Trajtimit të Pronave i ka vlerësuar me 21 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë Martini ngre një tjetër pretendim që në vitin 1999, Komisioni i Kthimit të Kompensimit të Pronës 52 dylym tokë e ka vlerësuar 1 milionë e 456 mijë lek me sipërfaqe trualli në zonë turistike 2.080 metra katrorë.
“Familja ime ka pas trashëguar 53 dylym tokë bujqësore në Lezhë në fshatin Balldren. Me ligjin 7501 kjo tokë na u shpronësua, më pas ne u futëm në procese kompensimi. Në vitin 1999 me vendim e Kompensimit të Pronave mua më vlerësuan 2 dylym bregdeti. Ky kalvar vazhdon tash e 20 vjet duke prit se një ditë do të marrim kompensim. Më pas publikojnë kompensimin dhe më thonë që t’i vlerësohesh vetëm më 24 milionë lekë të vjetra. Unë kërkoj vlerën e 52 dylymëve. Të ma japin në Konispol, ku të duan”, u shpreh Huanito Dushi.
Ylli Gaxholli, përgjegjës kompensimi financiar apo fizik thotë që vlera e kompensimit duke rillogaritur vlerësimin financiar të bërë në vitin 1999 shkon në 21 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë kjo vlerë mund të konvertohet edhe në tokë fizike, por jo në bregdet. Në të kundërt qytetari mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative.
“Ne mund të bëjmë kompensim fizik. Në sipërfaqet e fondit fizik, që administron agjencia, në 4 qarqe qe janë: Elbasani, Gjirokastra, Korça, Berati”, shprehet Ylli Gaxholli Përgjegjës Kompensimi Financiar pranë ATP.
Teksa kur pyetet se kur bëhet kompensimi fizik i pronës merret e njëjta hapësirë, Gaxholli përgjigjet “Në varësi të hartës së vlerës sepse në zonat kadestrale ka çmime të ndryshme për metër katrorë për tokën bujqësore. Do më thëne vlera e përcaktuar 21.885.113 lekë të reja përkthehet duke përpjesëtuar çmimin për metër katrorë aty ku do të behët kompensimi dhe del një sipërfaqe e përcaktuar se sa është. Për masën e vlerësimit dhe mënyrën e indeksimit mund të shkojë në gjykatë”.
Protestuesit iu hoqën zinxhirët nga policia dhe u shoqërua pranë komisiariatit Nr.2 pasi ai nuk kishte marrë leje për të protestuar.
Top Channel