U vodhën gjatë trazirave në protestat e Parisit, sa mund të kushtojnë fanela dhe shiriti i kapitenit me autograf të Lionel Messit? 20/10 11:02
Ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e trajnerit të Diego Armando Maradonës në Meksikë.
Skuadra e tij Dorados ka mundur 4-1 në transfertë Tapaculën, duke marrë kështu fitoren e parë sezonale në kategorinë e dytë meksikane.
Decizive ka qenë tripleta e Vinicio Angulos, ndërkohë që Maradona e ka përjetuar ndeshjen në stilin e tij gjatë gjithë kohës në këmbë, duke festuar në secilin gol në mënyrën e tij origjinale.
Në fund ai së bashku me skuadrën kanë shkuar në krahun e tifozerisë ultras duke i përshëndetur me duartrokitje, në një format të ngjashme me festimet e përfaqësueses së Islandës.
Top Channel