Kryemadhi: Roli i faktorit politik shqiptar, i rëndësishëm për Maqedoninë

18/09/2018 13:47

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me kreun e PDSH-së, së Maqedonisë Menduh Thaçi, ku theksoi se stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm, duke vlerësuar dhe rolin e faktorit politik shqiptar në shtetin fqinj.

Thaçi informoi Kryetaren e LSI-së për zhvillimet politike në Maqedoni , në mënyrë të veçantë për përgatitjet për Referendumin, duke evidentuar kompaktësinë e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si një faktor i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin, por edhe për integrimin euroatlantik të saj.

Kryemadhi tha më tej se është i rëndësishëm për rajonin tonë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në këtë kontekst ajo përshëndeti dhe vlerësoi rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni si shumë të rëndësishëm. Në vijim të dy kryetarët folën për bashkëpunimin e mirë që ekziston midis dy partive dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA