Vrasja e 3-fishtë në bulevard, Pretenca: burg të përjetshëm për italianin

17/09/2018 15:34

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lexuar pretencën e Prokurorisë për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”.

Prokurori Përparim Kulluri kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klevis Doçin; 34 vite burg për Markelian Doçin dhe burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Letizia.

Italiani Salvatore Letizia dhe vëllezërit Klevis e Markeljan akuzohen për vrasje për gjakmarrje, në lidhje me atentatin ku humbën jetën Mentor Lufi (xhaxhai i vëllezërve) dhe Besnik Sulku, i cili dyshohet se kishte paguar italianin për të vrarë Mentor Sulkun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA