Vetting-u i politikanëve, Salianji sqaron në “Open” propozimin e PD-së

17/09/2018 22:22

Vetting-u në politikë ishte tema e diskutimit të emisionit “Open” me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e së hënës, në Top Channel.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se “SPAK dhe BKH nuk e hetojnë lidhjen e politikanëve me krimin”.

“Janë institucione të pangritura ende që do të hetojnë korrupsionin, por jo hetim të thelluar në të kaluarën e tyre. Ne propozojmë një mekanizëm të ri që ndihmon në këtë hetim. PS ka 5 vite propagandë me drejtësi, por nuk ka zyrtarë të lartë të dënuar. Fatmir Xhafaj nuk largohet nga politika me SPAK dhe BKH. Krimi sot është sofistikuar, ka kapur politikanë. Ne shtojmë si subjekte në vetting edhe politikanët. Të kontrollohet si kanë bërë pasurinë dhe lidhjet me krimin. Kemi gati ligjin, sapo të miratohet ndryshimi kushtetues. Nuk propozojmë komision partiak që të bëhet autovetting, por kërkojmë ngritjen e një trupe të posaçme, ku kemi parashikuar që të ketë më shumë mbikqyrje ndërkombëtare në ngritjen e kësaj trupe. Trupë e specializuar profesionistësh, e pavarur, e garantuar me ligj dhe Kushtetutë, për të garantuar pavarësi të plotë nga politika”, shpjegoi Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA