Spiropali në “Open”: PD-ja kërkon të sjellë thashethemet përpara një komisioni të përbashkët

17/09/2018 22:29

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, e cilësoi nismë dhe jo projektligj atë që ka propozuar Partia Demokratike në lidhje me vetting-un në politikë.

“Nuk është një projektligj, por është një nismë për vetëvetting për politikën nga politika. Ne i kemi hequr kthetrat e politikës nga drejtësia. Ato që do të hetojnë politikanët janë Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, deklaroi Spiropali.

“Këta duan të marrin thashethemet e tyre dhe t’i sjellin në një komision të përbashkët, ku do ne do të emërojmë njerëzit dhe do i bëjmë gjyqin njëri-tjetrit. Unë nuk kam tagrin për të thënë se kush është i lidhur me krimin”, shtoi deputetja socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA