“Open”, Rakipllari: Vetting-u në politikë, i nevojshëm. Mënyra si bëhet…

17/09/2018 22:48

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Robert Rakipllari deklaroi se është dakord me vetting-un në politikë, por shtoi se nuk është dakord që të bëhet me komision parlamentar.

“Kemi Vetting për gjyqtarët dhe policët. A ka nevojë për vetting për politikanët dhe a është momenti? Ne së pari duhet të dimë çfarë është vetting-u. Është një ligj ose një ndalim i disa politikanëve për tu zgjedhur. Nëse ka vetting që ndalon gjyqtarët, prokurorët dhe policët, duhet të ndodhë dhe me politikanët. Ndërsa mënyra se si bëhet ky vetting duhet diskutuar. Nuk duhet bërë me komision parlamentar, duhet një mekanizëm edhe më i fuqishëm se ai i vettingut në drejtësi dhe polici”, u shpreh Rakipllari në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA