Iris Luarasi deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se nevoja për vetting në politikë është e qartë dhe të gjithë shqiptarët e duan këtë, por mënyra se si do të bëhet ky vetting është e paqartë.

“Të gjithë jemi të qartë se duhet bërë vetting në politikë, por të paqartë për mënyrën si duhet bërë. Ka paqartësi për mënyrën se si do të kryhet vetting-u. Nuk thuhet se duhet apo jo të hetohen familjarët e politikanëve. Ky është element që i mungon projektligjit, që opozita duhet ta kishte sjellë sepse nuk jepen detaje për elementë të veçantë. Ajo që është e rëndësishme është se një ligj si ky duhet të ketë vullnet të të gjitha palëve politike”, deklaroi Luarasi.

“Ne shohim që kryetari i PD-së thotë se nuk ulet në një tavolinë me Ramën dhe këtu lind dyshimi”, shtoi Luarasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA