Presidenti Ilir Meta vizitoi Vatikanin, ku u prit në një audiencë të posaçme nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë. Më pas, u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

“I nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun. Shqipëria u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë”, u shpreh kreu i shtetit.

“Vlerësoj ndihmesën e jashtëzakonshëm që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës katolike dhe besimtarëve katolikë shqiptarë. Të privilegjuar që në themel të historisë së lashtë të marrëdhënieve tona qëndrojnë personalitete që u përkasin gjithë njerëzimit. Papa Klementi XI, Skënderbeu, Shën Tereza, Kardinali Ernest Troshani, 38 klerikët katolikë shqiptarë të lumturuar, pjesë e historisë sonë. Këto personalitete, dëshmi e pakundërshtueshme e përkatësisë dhe vokacionit evropian të popullit shqiptar”, shtoi Presidenti Meta.

Më tej, Presidenti theksoi se “bashkëjetesa e shkëlqyer fetare në Shqipëri është thesar kombëtar, shembull i vyer në nivel rajonal e global”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA