Mbyllet tregu i kafshëve në Cërrik, tregtohej në kushte të këqija
17/09/2018 12:04
Tregu i kafshëve në Cërrik është mbyllur. Vendimi është marrë nga bashkia e Cërrikut, por shumë më herët ky treg u vu në vëmendje për shkak të kushteve shumë të këqija dhe pa kontroll të tregtimit të kafshëve për mish.
Arsyeja e mbylljes ishte tregtimi i kafshëve të pamatrikulluara dhe pa certifikatë veterinare.
Asnjë nga kafshët nuk kontrollohej nga veterinerët më parë. Fermerët e zonës për të shitur kafshët e tyre tani duhet të shkojnë në tregun e Mengelit në Elbasan.
Top Channel