Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkëmbyen deklarata të forta në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili mbrëmjen e së hënës.
“Këta kanë fshehur hajdutëri 30-vjeçare, shpërthime, vrasje njerëzish. Këto janë krime publike. Kanë fshehur në gjykatë dhe prokurori krimet. Kanë kontrolluar sistemin e kalbur prej tyre. Këta janë duke zvarritur reformën në drejtësi.Nuk ecën për shkakun tuaj. Vettingu po funksion dhe kanë votuar politikanët për ta bërë. Hajde dalim dhe hetohemi të gjithë. Në këtë moment kur duhet të ndahet shapi nga sheqeri, këta zbulojnë hilen e re”, tha Spiropali.
Ndërsa Salianji u përgjigj: “Nuk jemi në politikë as për të blerë çantë, as shtëpi, por me një mission”.
Top Channel