Komisioneri europian I zgjerimit Johannes Hahn, kërkoi që media në Ballkanin Perëndimor të ndihmohet me mbështetje financiare. Zyrtari i lartë i BE-së argumenton se për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e gazetareve nuk janë të mjaftueshme vetëm ligjet, por edhe një gjyqësor efikas dhe i pavarur, i cili garanton zbatimin e plotë të tyre.

Komentet e tij, Hahn i bëri gjatë hapjes së konferencës dy ditore “BE-Ballkani Perëndimor: Ditët e medias”.

Strategjia e bllokut europian në këtë rajon ka krijuar një dinamikë të re në perspektivën europiane te tij dhe procesi i zgjerimit “ka marrë një vrull të ri pozitiv”, por ky, fatkeqësisht, nuk është rasti edhe kur vjen fjala tek liria e shtypit, u shpreh komisioneri, i cituar nga Radio e Evropa e lirë.

Hahn u shfaq i bindur se media mund te kontribuojë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor, duke iu kundërvënë stereotipeve dhe polarizimeve. Por nisur nga pozitiva aktuale ekonomike e saj ne rajon, ai i meshoi fort nevojës për mbështetje financiare konkrete.

Në tubimin e rreth 300 përfaqësuesve të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, tha se dhuna ndaj gazetarëve po rritet globalisht dhe se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë veçanërisht të cenueshëm.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga ana tjetër nxori në pah një tjetër shqetësim kur tha se “lajmet e rreme vazhdojnë të inkurajojnë konflikte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA