Fëmija i dhjetë për Eddy Murphy, e dashura e tij në pritje të një djali

17/09/2018 13:30

Fëmija i dhjetë i Eddy Murphy do të jetë një djalë. Aktori 57-vjeçar po pret një tjetër fëmijë nga e dashura e tij Paige Butcher, 39 vjeçe, e cila pritet të lindë në dhjetor.

Ylli i “The Nutty Professor” dhe Paige kanë dhe një tjetër fëmijë së bashku, 2-vjeçaren Izzy, dhe ajo ka thënë për TMZ se “do të jetë një djalë”.

Aktori i “Shrek” ka edhe pesë fëmijë të tjerë, Bria, 28, Miles, 25, Shayne, 23, Zola, 18, and Bella, 16, me ish bashkëshorten Nicole Murphy, me të cilën u nda në 2006 pas 22 vitesh martesë.

Ai ka gjithashtu dhe një djalë 26 vjeç me Paulette McNeely si dhe djalin Christian 27 vjeç me Tamara Hood. Ndërkohë që me ish yllin e Spice Girls, Mel B ka një vajzë, Angel 11 vjeçe. Më herët Eddy është shprehur se është me fat për fëmijët e tij, pasi janë mjaft të edukuar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel