Teksa shumë prindër kanë zgjedhur të shoqërojnë fëmijët e tyre në shkolla, deputetë e PD kanë zgjedhur rrjetet sociale për të denoncuar një sërë problematikash, sipas tyre, në disa institucione arsimore në vend.

Kështu, deputetja Dhurata Cupi denoncon mungesën e 35 nxënësve në Patin të Klosit, ku së bashku me kryetarin e kësaj Bashkie zonja Çupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bërë që dhjetëra nxënës të mos nisin sot mësimin.

Ndërkohë që deputetët e qarkut të Elbasanit Endri Hasa dhe Luçiano Boçi ishin sot në shkollën e Bradasheshit, e cila ka kushtuar mbi 2 milionë euro nmga buxheti i shtetit, por që ende nuk është hapur, për shkak se nuk ka një numër të mjaftueshëm nxënësish.

Deputetja Lindita Metaliaj ka denoncuar mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhës. Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkeqeverisjen me bandat. Për të njëjtin problem deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave ne Pogradec, sipas të cilit largimi masiv i banoreve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, janë arsyet e mbylljes së tyre.

Ndërsa deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: “Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën (Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA