22/11 15:03
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se si dhe kush do ta bëjë vetting-un e politikanëve.
Sipas Bashës, së pari, vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
Së dyti, struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
Së treti, vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
Së katërti, vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
Së pesti, Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.
Top Channel